KOSOVE- Për herë të parë një president i shtetit të Kosovës do të pritet në audiencë private nga udhëheqësi i Vatikanit. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Presidentes Atifete Jahjaga, e cila ka pohuar se tashmë është nisur për në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen e Presidentes në ‘Facebook’ në të cilën, Jahaga shpreh kënaqësinë për këtë pritje dhe se “do të ndajë me Papa Franceskun rrëfimet për traditën e pasur të vendit dhe qytetarëve të saj”.

“Rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, ka shkruar Jahjaga.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb