Ndeshja e muajit shkurt mes Iranit dhe Sierra Leones e përfunduar me shifrat 4-0 mendohet të jetë e trukuar. Presidentja e federatës së Sierra Leonës, Isha Johansen, i ka nisur një letër FIFA-s ku i fton të hetojnë pasi mendon një ekip shumë i dobët, i përbërë nga të rin dhe futbollistë që luanin jashtë, kishin marrë pjesë në këtë takim pa lejen e saj.

“Unë do të propozoja që komisioni për hetimin e ndeshjeve të kontrollojë si u organizua kjo miqësore”, ishte apeli i saj në një letër që i ka dërguar FIFA-s ku ka shpjeguar se një fraksion kundërshtar i saj brenda Federatës i kishte organizuar miqësoren për të cilën ajo kishte mësuar vetëm pasi ekipi ishte nisur drejt Iranit. Sekretari i përgjithshëm, Kristofer Kamara, deklaroi gjithashtu për BBC se firma e tij ishte falsifikuar.

Ndërsa Federata Iraniane shpjegoi se ishte detyruar që të luante takimin. “Ta dinim më përpara, do ta anulonim, por e mësuam pasi mbërritën në Iran dhe nuk deshëm të prishnim përgatitjet tona për Botërorin”, tregoi presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb