Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që përdorën simbole naziste.

Tifozët e Kroacisë e ndërprenë për pak çaste sfidën mes Kombëtares së tyre e Çekisë, e cila përfundoi në fund 2:2.

Kjo nuk i pëlqeu aspak të parës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila u ka dërguar një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Bravo të zjarrtëve. Bravo ju tifozëve kroatë. E ju armiqve të Kroacisë, juve që urreni prezantimin dhe shtetin ju porosis: Do të përgjigjeni! Turp ju qoftë!”, ka shkruar në Facebook Kolinda Grabar-Kitarovic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: