Prestige kthehet të jetë vetvetja dhe arrin një fi tore me shifrat 2-1 ndaj Klosit në një ndeshje, që nuk rezultoi aspak e lehtë. Prestige e nisi me një gol të shënuar nga pika e bardhe me Limanin pas 9 minutash, por në të 60-ën Shera barazoi me një realizim mjaft të bukur. Në fund kthen avantazhin Ygor me një gol me kokë.

PJESA E PARË – Prestige e nis menjëherë në sulm ndeshjen dhe fiton një penallti, pas ndërhyrjes ndaj Aldo Branicës në zonë. Penalltinë e merr përsipër Limani, i cili realizon me gjakftohtësi. Prestige vijon dominues edhe pas golit të shënuar dhe qëndron në zonën e Klosit, teksa shansin më të mirë e regjistron në të 31-ën, me Branicën, që godet me kokë, por gjen përgjigjen e portierit Llaveshi. Në 39-ën është Zrimeg, që tenton rrezikshëm në hyrje të zonës, por nuk arrin të gjej kuadratin e Klosit, që nga ana tjetër lë tërësisht të papunë Hasanajn në kuadratin e Prestige.

PJESA E DYTË – Prestige e nis me një rast të mirë. Zrimeg merr një vertikalizim nga Ademi, shmang një mbrojtës dhe portierin, por në finalizim gjen vetëm rrjetën e jashtme. Në të 47-ën është sërish Zrimeg, i cili lëshon një parabolë, që kalon portierin, por nuk gjen katërkëndëshin. Në të 16-ën, në goditjen e parë në portën e Hasanajt, Klosi barazon shifrat me një gjuajtje të Sherës nga jashtë zonës. Në vijim loja flet vetëm për Prestige, që krijon dhe humbet në të njëjtën kohë të paktën katër raste të pastra, deri në minutën e 84-t, kur Frimpong nis një kros perfekt për Ygor, i cili realizon saktë me kokë dhe rikthen avantazhin. Në fund debuton edhe numri “1” i Prestige, Fatmir Hysenbelliu, i cili ndihmon në ruajtjen e qetësisë dhe menaxhimin e rezultatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb