Në fjalën e tij në Kuvend Taulan Balla i është përgjigjur akuza të Gazment Bardhit lidhur me raportin e Parlamentit Europian.
Balla nënvizoi se raporti sipas tij tregoi qartë edhe progresin e Shqipërisë. Gjithashtu theksoi se duhet që të ruhet serioziteti institucional.
Balla: Mirënjohje të 55 deputetëve në Parlamentin Europian për këtë projektrezolutë që reflekton qartë për parimin e progresin e Shqipërisë në rrugën e Shqipërisë në BE dhe që dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti. PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë më 16-17 qershor, e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë seanca plenare dhe na kërkohet ta bëjmë ne diskutimit. Por mos na bëni qesharakë. Javën tjetër më 14 maj kemi diskutimin e raportit të Komisionit, por kjo historia për të bërë lajmin dhe për të thënë që ne kërkuam fjalën, nuk shkon sepse na bën edhe qesharakë. Do jetë edhe një delegacion nga ne më 16-17…Duhet thënë që rëndësi ka të theksohet se duhet të tregohet seriozitet institucional. Javën tjetër kemi debatin për raportin…”, tha Balla.
