Primaret e Berishës kanë prodhuar kandidatët në 6 bashkitë e vendit, ku do të votohet më datë 6 mars. Mbështetësit e Berishës në Durrës, i kanë besuar kandidimin Ardian Mukës, i cili mori 1162 vota.

Shkodra, një nga bashkitë më të mëdha të vendit, ka zgjedhur si kandidat të mbështetësve të Berishës, ish-deputeti Bardh Spahija. Në Lushnje, i votuari i mbështetësve ishte Elton bano, me 671 vota, ndërsa Premtim Kryemadhi i cili siguroi 424 vota do të jetë kandidati i bashkisë së Dibrës. Në dy bashkitë e tjera, Vorë e Rrogozhinë janë zgjedhur gjithashtu 2 kandidatë. Në Bashkinë e vorës, më së shumti vota siguroi Lulzim Vrana i cili mori 277 vota. Ndërkohë në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati Hekuran Xhami, me 211 vota. Ky proces sipas Berishës është bërë për herë të parë.

Por, në një shkrim të “BalkanWeb”, që iu referua deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2000, asokohe kryetar i PD, rezultonte që ishte bërë dhe një primare tjetër, për zgjedhjen e kandidatit për bashkinë e Tiranës, mes së cilëve kanë qenë ish-Presidenti Bamir Topi dhe avokati Spartak Ngjela. Topi siguroi më shumë vota anëtarësh, por Konventa e PD zgjodhi që kandidat përballë Edi Ramës për kryetar bashkie të Tiranës të jetë Besnik Mustafaji.

Sakaq, Berisha ka reaguar për këtë votim. Ai thotë se duhet dëgjuar zëri i anëtarëve dhe të bashkuar do sjellin shpresën dhe fitoren.

Postimi i Berishës:
Te dashur miq,
Kam kenaqesine t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes.
Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo mardhenien me kryetarin por me sherbimin dhe mardhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve.
Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!
Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare. Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit! Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese ✌?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb