Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok.

Ai deklaron se primaret janë një ndryshim epokal dhe se kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore janë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë.

“Kërkoj një minutë për të ndarë një mesazh shumë të rëndësishëm për ju dhe demokracinë shqiptare. Kandidatët do të jenë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Ata do të jenë dream team sepse në komunitetet tona ka plot politikanë dhe jo politikanë që kanë zgjidhjet më të mira për qytetet.
Kjo situatë merr zgjidhje me primaret. Në këtë proces çdo kandidat që gjykon se mund të sjellë ndryshimin në qytetin tij është i ftuar të marrë pjesë. PD do të mbështesë fituesin dhe do i krijojë mundësitë për të qenë qytetar të parë të qytetit. Primaret janë ndryshim epokal. I japin fund kryetarokracisë. Vendosin në piedistal votë. Ky është vetëm fillimi i ndryshimit”, deklaron Berisha.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb