BRITANI E MADHE
Princ Harry ditë ne djeshme ka organizuar një koncert për bamirësi ku e ftuara e nderit ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora.
Koncerti është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi. Një koncert i tillë është organizuar edhe vitin e kaluar dhe gjithmone qëllimi është mbledhja e fondeve në ndihmë të fëmijëve në Afrikë.
Dukesha e Sussex nuk ka qenë e pranishme në këtë koncerte pasi ka qëndruar në shtëpi me vogëlushin Archie. Ajo që i ka rënë në sy të gjithëve ishte një përqafim midis princit Harry dhe këngëtares me origjinë shqiptare.
Nëna e këngëtares ka publikuar disa foto të Ritës në Instagramin e saj. Në to shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të, pranë këtyre fotove Vera ka shkruar:
“Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.
(BalkanWeb)