Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, të zhvilluar në fshehtësi të plotë, larg syve të publikut.

Pamjet e para që kanë dalë në rrjet zbulojnë fejesën, të cilën thuhet se është organizuar në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori elegant dhe romantik. Në një nga fotot më të komentuara, çifti qëndron mbi një platformë të bardhë, me sfondin magjepsës të kaltërsisë së detit.Blerta ka zgjedhur një fustan bezhë të gjatë, simbol i finesës dhe thjeshtësisë, ndërsa Princi ka zgjedhur një kostum klasik, në harmoni të plotë me solemnitetin e ditës.

Detajet e fejesës nuk kanë kaluar pa u vënë re  nga lulet e bardha, te ndriçimi romantik, e deri te fletët e personalizuara në formë guaske me mbishkrimin “Leka II & Blerta”.

Njoftimi i Familjes Mbretërore: 

Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e
Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve
me
Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb