Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë bërë prindër të një vajze.
Mbesa e Mbretëreshës lindi fëmijën e saj të parë, në spitalin Chelsea dhe Westminister, shkruan BBC.
Pallati Buckingham tha se princesha dhe vajza e saj janë në gjendje të mire shëndetësore.

Vajza do të jetë e 11-ta në radhë për fronin dhe është mbesa e 12-të e Mbretëreshës.
Në një postim në Twitter princesha tha se ishte “shumë e lumtur që ndau lajmin për ardhjen e sigurt të vajzës sonë”, duke falënderuar ekipin e mamive dhe të gjithë në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm.

Beatrice është vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut. Ajo u martua me Mapelli Mozzi në një ceremoni private korrikun e kaluar.

Pas lindjes së princeshës Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo dhe foshnja e porsalindur janë në gjendje të mirë.

“Gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës së re janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmin. Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. Lartësia e saj Mbretërore dhe fëmija i saj janë të dy mirë dhe çifti mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh Christopher Woolf.”

Beatrice u bë teze për herë të parë në shkurt, kur motra e saj Princesha Eugenie lindi një djalë të quajtur August.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb