Princi Herri u ndodh në një situatë të vështirë, kur iu kërkua të merrte pjesë në mbajtjen e një minute heshtjeje për vdekjen e Fidel Kastros, pavarësisht disa vlerësimeve se lideri kubanez ishte një “diktator vrasës”.

Minuta e heshtjes u mbajt kur princi i Britanisë së Madhe merrte pjesë në një pritje gjatë vizitës që po zhvillon në ishullin St.Vincent, si pjesë e turit të tij në Karaibe.

Ai ndodhej në pritje si i ftuar nderi për t’iu prezantuar të rinjve Dukën e Edinburgut. Por guvernatori i përgjithshëm i vendit, i cili e organizonte pritjen, u kërkoi të ftuarve të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e Fidel Kastros. Një burim pranë princit Herri i tha shtypit ndërkombëtar se mbajtja e një minute heshtje nuk ishte planifikuar më parë.

Pavarësisht se princi është ndjerë i detyruar të mbajë minutën e heshtjes për Kastron, në Britaninë e Madhe nuk kanë munguar reagimet politike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: