BRITANI E MADHE –Jemi në peridhë festash dhe në ditë të tilla të gjithë kemi nisur me përgatitjet. Gjthashtu kemi filluar të mendojnë edhe për listën e dhuratave që duam të na sjellë babagjyshi i Vitit të Ri.
Por ata që gëzojnë më shumë në këto ditë dhe mezi presin dhuratat janë fëmijët. Po ashtu edhe princi George si gjithë fëmijët e tjerë e ka bërë gati listën, e cila ka vetëm një dëshirë të tij raporton BBC.
Gjatë vizitës në një treg për festa në Helsinki, prince Williami i ka dorëzuar babagjyshit letrën mbi të cilën George kishte shkruar dëshirën e tij.
Ndonëse ai kishte mundësi të kërkonte 5 dhurata, princi i vogël ka kërkuar vetëm një dhe ajo është një makinë policie.
(er.cu/BalkanWeb)
