Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është emëruar kryeministër, një post ky i mbajtur tradicionalisht nga mbreti.

Mohammed bin Salman, i cili ka qenë sundimtar i mbretërisë për disa vite, më parë ka shërbyer si zëvendëskryeministër nën Mbretin Salman si dhe ministër i mbrojtjes.

Ai do të zëvendësohet si ministër i mbrojtjes nga vëllai i tij më i vogël, Khalid bin Salman, i cili më parë ishte zëvendësministër i mbrojtjes.

Krerët e ministrive të tjera kritike, përfshirë ato të brendshme, të jashtme dhe të energjisë, mbetën në vend, sipas një dekreti mbretëror nga Mbreti Salman të publikuar nga Agjencia zyrtare e Shtypit Saudit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb