Princi i vogel, George ka marrë plot 800 dhuratë në një vit, shumicën e të cilave i mori gjatë udhëtimit në Australi dhe Zelandën e Re. Lajmi i marrjes së dhuratave u dha nga Kensington Palace, ku thuhej: 603 dhurata princi i vogël i mori në Australi, nga të cilat 121 ishin veshje dhe 18 artikuj sportive. Dhurata të tjera përfshijnë një pllakë, tre piktura, shtatë fotografi dhe 219 lodra. Ndërsa në Zelandën e Re princi mori 120 dhurata. Gjithashtu gjatë udhëtimit në Australi dhe Zelandën e Re përfituan dhe çifti mbretëror, sepse edhe ata morën shumë dhurata. (er.cu/BalkanWeb)
