Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me prishjen e “Prestige Resort”, teksa ka thënë se kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka kryer një veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm me urdhërimin e punonjësve të IKMT-së për shembjen e këtij kompleksi turistik.

Lubonja ka krahasuar urdhrin e marrë nga Bici me administratorët e periudhës së Hitlerit në Gjermaninë naziste ndërsa tha se këta njerëz justifikoheshin me pretendimin se vetëm kishin zbatuar urdhrat pa menduar. Sipas tij “kjo Dallëndyshja është nga këta që nuk mendojnë fare dhe nuk marrin përgjegjësi pasi thotë se vetëm ka zbatuar urdhrin, ndërsa shtoi se ka përgjegjësi edhe mbi këta persona.

Në këtë rast sipas tij një urdhër i tillë i pamoralshëm dhe i paligjshëm nuk mund të zbatohet dhe të vijë në jetë.

“Megjithatë nuk e shoh çështjen te ky vetëm se këtu është problemi çfarë thotë drejtësia. Kur zbatonin urdhrat e Hitlerit thonin që ata që ndiqnin urdhrat nuk mendonin dhe nuk mbanin përgjegjësi për botën dhe gjërat. Thonë që kësaj Dallëndyshes i ka shkuar kjo ideja. Kjo Dallëndyshja është një nga këta që nuk mendon fare e nuk merr përgjegjësi, unë zbatoj urdhrin thotë. Këta që kanë bërë këto krime thonë kam zbatuar urdhrin, mirë po ti ke përgjegjësi në këtë rast. Një urdhër i pamoralshëm dhe i paligjshëm nuk mund të zbatohet”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb