BERAT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Poliklinikën e Beratit. Një qytetar, i sëmurë ka shkuar për kontrollin rutinë dhe për të marrë rekomandim për ilaçet, por ka humbur jetën.

Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se Luan Hysi, 65 vjeç po priste radhë për vizitë, por është ndjerë keq dhe ka humbur jetën.

Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb