Partizani triumfoi 1-2 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Të kuqtë iu falën golave të Junior (x2), ndërsa në të 52-tën, “tundtte rrjetën” Milunovic. Pas sfidës për mikrofonat e Gol pas Goli folën trajnerët e të dy skuadrave. Tekniku i kryeqytetasve, Dritan Mehmeti tha:

 

 

“Ndeshja- Po ta marrim nga fillimi i ndeshjes, pritej që të kishte tension, të dyja skuadrat kanë të njëjtin objektiv. Lojtarët dhe arbitri ishin nën tension. Nuk jam dakord për pjesën që ishte me 2 tabllo. Partizani duhet të kishte shënuar 3-4 gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë normal që do të zbrisnim pak poshtë dhe të kundërsulmonim.

 

Duhet ta mbyllnin ndeshjen me Juniorin dhe Rrapajn që duhet të kishte shërbyer për Carën. I komplimentoj çunat për mënyrën si e interpretuan ndeshjen. Kam vetëm fjalë të mira për ta, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse asgjë s’kemi arritur.

 

Vlerësimi- Është një nga ndeshjet më të mira tona, duke pasur parasysh vetë rëndësinë e ndeshjes. Lojtarët e ndjenë shumë dhe e kanë interpretuar siç e kishim përgatitur. Kam vetëm fjalë të mira. Lojtarët janë aktorët që meritojnë më tepër se gjithçka.Futbolli është lojë gabimesh, duhet parë dhe aspekti psikologjik” – tha ai.

 

(BalkanËeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb