Portieri i Partizanit, Pano Qirko dha opinionin e tij për barazimin 1-1 ndaj Laçit.

“Të them të drejtën me Ujkën kam luajtur te Ballshi në të njejtin ekip, dhe e kam parë në stërvitje ku gjuan. Por që them se penalltia është çështje fati. Besoj se ai e dinte që unë e dija ku do gjuante, dhe të dy bëmë të kundërtën. Në pjesën e dytë kishte tension loje pasi kishim një lojtar më pak. Por këtë ndeshje kishim komunikim dhe ky ishte çelësi i suksesit. Sot luajtëm edhe për Carën pasi i ndodh kujtdo të marrë karton të kuq. Sado që çdo lojtar ka presion, por te Partizani shmanget presioni.

Vllaznia? Është ndeshje direkte, është shumë e fortë. Në “Air Albania”, kemi triumfuar ndaj ekipeve të forta pasi përballë tyre jemi kockë e fortë. Skënderbeu ka bërë shumë mirë, Dinamo në një moment, por mendoj se del barazim si ndeshje” – tha Qirko. Qirko priti një penallti në pjesën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: