Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për takimin e zhvilluar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum.

Në një intervistë në “Top Story”, Gjekmarkaj theksoi se Krichbaum ndodhet në Shqipëri me një mision eksplorues dhe se kërkon më shumë bashkëpunim në Partinë Demokratike.

GjekmarkajNuk e di saktësisht me kë është takuar tjetër Krichbaum. Ai është një përfaqësues i lartë i bundestagut. Unë pata një bisedë të gjatë me të dhe kuptova se ai është në Tiranë me një mision ekplorues dhe kuptova se po studion nëse ka hapësira bashkëpunimi. Me sa u shpreh kërkonte më shumë një process politik sesa një zgjidhje tek Gjykatat. Me sa kuptova ai Berishën e sheh tek e shkuara.

Gjekmarkaj nga ana tjetër tha se edhe populli shqiptar ka shumë dëshirë që Partia Demokratike të organizohet dhe të mos jetë e përçarë.

Gjekmarkaj: Ne kemi folur shumë për ndryshimet në PD, nuk duket se ka ndonjë ndryshim të madh por ka një dëshirë të njerëzve që opozita të organizohet e bashkuar. Nëse ka vullnet gjithçka është e mundur. Jo që të rikthehen të gjithë, unë nuk kam asnjë pendesë për qëndrimet që kam mbajtur prej një viti por nga ana tjetër unë shoh që njerëzit duan të na shohin të bashkuar përballë qeverisë. Ka një shumicë njerëzish që shkojnë pas Berishës dhe ky është një faktor domethënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: