Kujdes udhëtimin gjatë kësaj mbrëmje në rrugët e veriut.

Gazetari Amir Mehaj raporton për Balkanweb se mjegulla e dendur ka përfshirë thuajse gjithë veriun e vendit.

Prezenca e mjegullës është e pranishme në akset Lezhë -Shkodër, Vau i Dejës – Pukë.

Prezencë mjegulle ka dhe në akset Vau i Dejës – Koman, Pukë- Fushë Arrëz- Kukës dhe Qafë Mali – Bajram Curri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: