MALLAKASTRA

Një grevist në Ballsh në ditën e 10-të të rezistencës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital

BalkanWeb mëson se grevisti ka pasur probleme me tensionin dhe mjekët e kanë detyruar që të lërë ambientet e rafinerisë ku po bëhet greva.

Prej 10 ditësh disa naftëtarë kanë hyrë në grevë, duke marrë vetëm ujë me sheqer, për një zgjidhje lidhur me problemin e tyre që prej muajsh nuk marrin rrogat dhe s’ka siguri as për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb