Presidenti i Interit, Steven Zhang është në telashe. Sipas South China Morning Post, numri një i zikaltërve ka humbur një çështje gjyqësore ndaj disa kreditorëve.

Në këto kushte, Zhang duhet të paguajë 250 milionë euro, ndërsa në deklaratën e tij nuk ka pranuar që ka qenë ai vetë që ka firmosur: “Duket se disa nga stafi i përfshirë në projekt që kishin marrëdhënie me Bankën mund të kenë falsifikuar firmën time për të nënshkruar në emër të Great Matrix”.

Çështja ka përfunduar dhe për t’u mbyllur gjithçka, nevojitet pagesa e Zhang. Kujtojmë që diçka e tillë me siguri se do të ndikojë tek të ardhurat e klubit të Interit.

Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: