Të gjithë e mbani mend shumë mirë problemet madhore që kishte Galaxy Note 7 me bateritë, një ngjarje e cila detyroi kompaninë të aplikonte masa të reja sigurie.

Që atëherë Galaxy S8, S8 Plus dhe më pas Note 8 në Gusht nuk shfaqen më probleme.

E ndërsa nuk duket aq kritike sa rasti i Note 7-ës, Samsung ka në duar një tjetër problem këtë herë me Note 8-ën.

Disa përdorues të telefonit raportojnë se telefoni refuzon të ngarkojë baterinë.

Sipas ankesave të publikuara në forumin e Samsung, problemi bëhet ekzistent kur bateria bie në 0% dhe fiket.

Në këtë pikë, Note 8 nuk pranon të ngarkohet. Madje një përdorues e demonstron edhe me video ngjarjen.

Për fat të mirë përgjigja e Samsung erdhi menjëherë dhe në forum një përfaqësues i kompanisë kërkoi nga të prekurit të rikthejnë telefonët për zëvendësimin e tyre, raporton Pcw.

Në Tetor të vitit të kaluar Samsung njoftoi se do të ti japë fund përgjithnjë prodhimit të Galaxy Note 7-tës.

Kompania rifilloi një fushatë tërheqjeje të telefonit nga tregu për ti zëvendësuar por as kjo nuk e zgjidhi problemin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: