Humbja në Champions League kundër Milanit ka nxjerrë në sipërfaqe një problem të vjetër, PSG-së i mungon një lider i vërtetë. Kritikat, siç ka ndodhur shpesh pas disfatave evropiane të viteve të fundit, janë përqendruar veçanërisht te dy lojtarë, pikërisht te kapiteni Marquinhos dhe ylli Kylian Mbappé.

Mbrojtësi brazilian, në të vërtetë, nuk luajti keq në San Siro, por duket që i mungon karakteri. Tjetër problem më vete mbetet sulmuesi Kylian Mbappe. Kur ndeshja nuk  shkon si duhet, Mbappe bëhet individualist, çka e ka kuptuar edhe vetë trajneri Luis Enrique.

Kush mund të bëhet lider në Paris? Emrat janë të shumtë, si përshëmbull Milan Skriniar, Lucas Hernandez apo Ugarte.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: