Gjatë tryezës së përbashkët të zhvilluar sot me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm, të organizuar nga kreu i PD Sali Berisha, ish-ministri i PD Florion Mima u shpreh se ndjen dy keqardhje që lidhen me forcën e tij politike, përgjatë 30 viteve.

Sipas tij, keqardhja e parë me PD është se kur ka qenë në qeveri, por dhe në opozitë, nuk bëri mjaftueshëm për sistemin fiskal.

“Sistemi i PD për taksimin ka qenë goxha më i thjeshtë, më komod dhe më produktiv, por të arrijë kryeministri i  sotëm ta çmontojë brenda natës me një firmë tregon që sistemi nuk ka qenë i çimentuar mirë”.

Më tej ai tha se keqardhja e dytë lidhet me periudhën kur PD është në opozitë, kohë gjatë të cilës nuk e mbrojti aq sa duhet biznesin për  sistemin e fiskalizimit.

Pjesë nga fjala e tij:

Rreth 30 vite në këtë fushë, ndiej 2 keqardhje që kanë të bëjnë me forcën time politike, sidomos në ciklet qeverisëse, kur ka qenë në qeveri, por dhe në opozitë, nuk bëri mjaftueshëm për këto 2 aspekt.

Sistemi i PD për taksimin ka qenë goxha më i thjeshtë, më komod dhe më produktiv, por të arrijë kryeministri i  sotëm ta çmontojë brenda natës me një firmë tregon që sistemi nuk ka qenë i çimentuar mirë.

Ne kemi pasur nga ekipet më të mirë të juristëve shqiptarë, gjykoj që të ishte bërë më shumë që askush mos ta çmontonte aq lehtshëm këtë sistem. Kemi kodin doganor që nuk arrin dot ta prekë, një sistem fiskal që mos ta prekë askush, kjo do ju jepte qetësinë. Por jo kështu, 30 vite ulemi dhe diskutojmë të njëjtat probleme, sapo ngrihet kalaja dikush i vë dinamitin.

Keqardhja e dytë ka të bëjë me periudhën kur PD është në opozitë dhe ka të bëjë me mosavokatinë ndaj jush për sistemin e fiskalizimit, ku ju detyroheni për një çamçakëz të merrni leje për ta lëshuar faturën apo jo te thesari i shtetit dhe po nuk ju erdhi konfirmimi fatura juaj nuk mund të lëshohet.

Di njeri të thotë se çfarë ndodh me administratën tatimore me mijëra të dhëna? Ti themi shtetit të nxjerrë bilancet, të plotësojë dhe deklaratat. Kjo ka ndodhur në dijeninë time në ish-Jugosllavi, ka pasur një qendër, shërbimi i kontabilitetit shoqëror për të gjitha të dhënat.

Këtu është qëllimi, këtu do shkojmë? Të prodhohen miliarda të dhëna dhe të grumbullohen pa asnjë lloj përfitimi. Ju e keni mendjen të mos gaboni në një rast të vetëm se përcëlloheni dhe të mos përfitoni.

Shqetësimet në lidhje me projektin e ri, nëse ndodh do jetë një dramë në teorinë e fiskalitet botëror. Ju konsideroheni të tillë, të vetëpunësuar.

Debati më i madh që bëhet në botë është ky, çfarëdo që ta quash veten ti, nëse ti plotëson 3 nga këto 5 pika, apo 7 nga këto 15 pika ti quhesh i punësuar.

Nëse 2 nga 3 kushtet plotësohen quaje veten si të duash, ti je i punësuar.

Qeveria thotë nëse ti ia shet 50% të shërbimit tënd një klienti të vetëm je i punësuar. Gjykoj që është një zgjedhje djallëzore e qeverisë.

Pjesa tjetër, prezantohet një gjobë 200% për mos deklarim të saktë. Praktika më e mirë botërore thotë 2% deri në 100%. Nuk mund të dalë gjoba më e madhe se kryegjëja. Ky është parimi. Për një mos lëshim kuponi u deklarua një gjobë 100 mln lekë të vjetra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb