Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka uruar Joe Biden-in që ka fituar zgjedhjet në SHBA duke u bërë Presidenti i 46-të amerikan.

Kurti njihet për problemet që ka patur me administratën e Trump, kryesisht me Grenell, teksa thekson se udhëheqja e Biden i duhet si Amerikës dhe botës për të rivendosur demokracinë, forcën e ligjit dhe besimin në demokraci.

Ai gjithashtu pret që nën udhëheqjen e Biden marrëdhëniet Kosovë-SHBA të forcohen.Pikërisht 3 javë më parë në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në FB, Kurti i bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin Joe Biden për President të SHBA.

 

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Urime për fitoren historike Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i njerëzve të Kosovës.

Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: