Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i ftuar në studion e News24 doli për procesin zgjedhor. Kume u shpreh se problemet në qendrat e votimeve i hap rrugë kontestimeve, teksa ngriti pyetjen se kush përfiton nga kjo situatë.

Sakaq, Kume u shpreh se pajisjet duhet të ishin testuar më parë dhe se duhet mbajtur përgjegjësi.

“Procesi zgjedhor ka nisur me probleme që për mua nuk kishte pse të kishte. Në mungesë të kujdesjes për përdorimin efektiv të teknologjisë, procesi ka filluar me vonesë. Në 10% të qendrave është marrë vendimi procesi votimit manual. Jo se si e tillë mund të ndikojë direkt në rezultat, është e vështirë për ta verifikuar, por një gjë është e sigurt. Ka prodhuar argumentin për të kundërshtuar rezultatin nga humbësi. Opozita ka këmbëngulur në reformën zgjedhore të zhvilluar në 2020 që të përdorej ID biometrik, në të cilët ishte mundësia për të votuar disa herë i njëjti person. U ra dakord që do merret kjo masë dhe u shtua që puna e KQZ është e vëzhguar nga kamerat. Më tej me kërkesë të opozitës u vendos në Kodin Zgjedhor që të jetë përgjegjës dikush vetëm për këtë punë. I cili zgjidhet nga Kuvendi poet një afat katër vjeçar. E kërkoi opozita dhe e vendoi njeriun e vetë. Pyetja është: pse u la që këto pajisje nuk u kontrolluan por u la që të shihej për të parë nëse funksionon apo jo. Duhet të provoheshin pajisjet. Pse nuk u vëzhgua? Përgjegjësi duhet të mbajë përgjegjësi dhe nënkomisnioneri i zgjedhjeve. Përgjegjësi shkon edhe te komisoneri. Kush kërkon të përfitojë nga kjo situatë”, u shpreh Kume.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: