TIRANE- Në çdo kohë klientët e bankës ProCredit mund të urdhërojnë transferta ndërkombëtare tek partnerët e tyre të biznesit, nëpërmjet një sistemi ndërkombëtar të sigurt dhe të shpejtë pagesash.
ProCredit Bank Shqipëri, si pjesë e grupit ndërkombëtar të bankave ProCredit që operojnë në vende të ndryshme të rajonit si dhe në Gjermani, tashmë nëpërmjet funksionimit të bankës ProCredit Gjermani si bankë korrespondente, mundëson transferta ndërkombëtare që sigurojnë kushte më të favorshme për klientët e saj të biznesit dhe për partnerët e tyre.

Për të gjithë klientët që presin fonde nga jashtë u jepet mundësia që të presin transfertat pa asnjë komision. Por si mundësohet kjo?
Klientët e ProCredit Bank Shqipëri (që janë pritësit e fondeve) i përfitojnë transfetat me 0 Euro/Usd komision nëse urdhëruesi i transfertës zgjedh ProCredit Bank Gjermani si bankë korrespondente për transfertën që dërgon. Kjo është e vlefshme për çdo tip komisioni (“beneficiary”, “share” dhe “our”). Gjithashtu këto transferta janë të shpejta dhe të sigurta, me kohë proçesimi nga ProCredit Bank Shqipëri brenda ditës, ose maksimumi “datë valutë+1”, që nga momenti i nisjes.

Duke synuar nxitjen e rritjes së shkëmbimit sa më të lartë tregtar dhe mundësuar lehtësimin e transaksioneve të biznesit mes klienteve të ProCredit Bank Shqipëri dhe partnerëve të tyre që operojnë në vende të ndryshme të rajonit dhe të Europës, duke filluar nga data 1 Mars 2016, banka do të implementojë komisione fikse për transferta dalëse, pavarësisht shumës së transfertës. Urdhëroni nga platforma e-banking transferta për shlyerje faturash, apo pagesa të ndryshme duke paguar komision fiks prej 15 Euro (për komisione “share” dhe “ben”), pavarësisht shumës së transfertës.

Çmimi i aplikuar dhe koha e proçesimit reflektojnë avantazhin e ProCredit Bank si e vetmja bankë gjermane në Shqipëri dhe që ka shtrirje në të gjithë rajonin.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: