TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë homazhe  në nder të figurës së njohur të futbollit shqiptar, Shyqyri Rreli, i cili u nda sot nga jeta në moshën  89-vjeçare. Gjatë fjalës së tij para mediave, Meta tha se profesor Rreli e modernizoi futbollin shqiptar dhe ktheu Shqipërinë në një  skuadër sulmuese duke vrarë përfunimisht frikën dhe kompleksin e inferioritetit përballë kundërshtarëve.

“Jo vetëm unë, por besoj të gjithë se ata që kanë ndjekur futbollin shqiptar do të kujtonin dhe nuk do ta harrojnë asnjë herë atë kapërcim cilësor që solli në futbollin profesor Shyqyri Rreli, i cili vrau frikën si trajner dhe si asnjëherë tjetër më parë kaloi nga një Shqipëri në mbrojtje duke krijuar një Shqipëri sulmuese, fituese, dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Një nga arritjet e ekipit të Shpresave është skualifikimi i Gjermanisë, për të arritur më pas ato ndeshje që i kujton me imtësi dhe detaje, siç ka qenë fitorja me Belgjikën e madhe, që ka qenë e treta në botë në atë kohë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës, që ai gjithë jetën ia kushtoi futbollit dhe edukimin e brezit të ri, ndërsa gjithmonë punonte për të harmonizuar brezat. E modernizoi futbollin tonë së bashku me kolegët e tij dhe padyshim që ishin ato arritje të guximshme  të kombëtareve të asaj kohe, të cilat më vonë na krijuan mundësi të realizojmë ëndrrën për të shkuar në Europian”-tha Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: