TIRANE- Ecuria dhe investimi i suksesshëm ne kompleksin e “Birra Korça” ka tërhequr një grup profesorësh nga universiteti i Vurcburgut në Gjermani. Ata po bëjnë një vizitë studimore në Shqipëri për t’u njohur me zhvillimet e industrisë shqiptare ,si edhe me markat më të njohura historike, ku padyshim bën pjesë edhe “Birra Korça”. Profesorët kanë vizituar nga afër impiantin e prodhimit të “Birra Korçës” ku janë njohur me proceset e prodhimit, duke nisur që nga lënda e parë, dhomat e përpunimit, laboratorët, etj; ku panë teknologjinë dhe cilësinë e produktit.

Vili Arnold, profesor në universitetin e Shtutgartit shprehu fjalët më të mira referuar cilësisë së “Birrës Korça”, si edhe investimeve të kryera në fabrikë.

“Për mua është një birre e shkëlqyer. Është mjaft e shijshme dhe të bën që ta pëlqesh që herën e pare. Kam ardhur disa herë në Shqipëri në Pogradec dhe birra që kam zgjedhur për tavolinën time është “Birra Korça”. Jam gjithashtu i impresionuar nga investimi në këtë fabrikë. Duhet të them se është moderne, shumë e pastër dhe funksionale. Mbart dhe mjaft histori brenda saj”, thotë ai.

Ndërsa për Dr.Konrad Shliphak profesor në universitetin qindravjeçar të Vurcburgut, “Birra Korça” është simbol i një cilësie të lartë që është vështirë ta gjesh edhe në tregun gjerman të birrës.

“Në ditët e sotme kemi një garë midis birrave industriale për masat, dhe birrave tradicionale që kanë histori, mbartin cilësi dhe janë të shëndetshme. Është e rëndësishme të mbështeten marka si “birra Korça”. Për fabrikën mund të them se është e mrekullueshme. Ajo bashkon elementet tradicionalë me teknologjinë moderne, është e mire organizuar dhe e pastër”, tha ai.

Pasi shijuan “Birra Korçën” e ofruar në ambientet ku ajo prodhohet, profesorët të shoqëruar nga drejtori i fabrikës, z.Gentjan Ramonllari vizituan edhe ambientet e jashtme të fabrikës.

Restorantin e ri të sapo përfunduar, si edhe mjedisin e jashtëm të gjelbëruar ku kanë shijuar “Birra Korça” dhe gatime tradicionale. Duke mbetur të befasuar nga ajo çka panë pranë “Birra Korça”, profesorët gjermanë thanë se çdo turist i vendit të tyre duhet ta vizitojë këtë vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: