TIRANE

Studentët e ekonomikut të Universitetit Luarasi kanë  mirëpritur lektorin e radhës në kuadër të bashkëpunimeve që ky Universitet ka me partnerët ndërkombëtarë.  Mark Peterson është profesor i marketingut dhe praktikave të qëndrueshme në biznes, në Iniversitetin Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsulent i mbi 500 sipërmarrjeve amerikane dhe botues i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore mbi marketingun.

Në leksionin e mbajtur para studenteve, ai prezantoi studimin e tij në lidhje me qëndrueshmerinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, parë në këndvështrimin e zhvillimit rajonal ku krahasoi treguesit ekonomik.

Në optikën e tij, Shqipëria duhet të ruaje me fanatizëm burimet për gjeneratat e ardhshme. Evropianët sipas Peterson janë klientë potenciale qe duan te afrohen me vendin tone nese plotësojnë tre komponentë. Disa këshilla i drejton edhe qeverisë shqiptare:

“ Së pari ju duhet të kuptoni klientët, duhet të kuptoni evropianët. Ata janë në kërkim të bizneseve që operojnë sipas mënyrës se tyre. Kjo do të thotë se ata fokusohen tek mbrojtja e mjedisit, kujdesi ndaj komunitetit dhe të qenit një qytetar i mirë në vendin përkatës. Europianet kërkojnë sisteme të qëndrueshme ekonomike, nëse qytetarët do të fusin më shumë kursime nëpër banka, këto të fundit do të shpërndanin më shumë para tek bizneset. Qeveria juaj duhet të ketë më tepër besueshmëri në sytë e Europës, kjo ndodh kur ka më pak korrupsion dhe dhënie ryshfeti. Këshilla ime është: paguani zyrtaret tuaj me paga më të mira, zgjidhni gjyqtaret më të mirë, mundësoni media të lirë. Gjithë këto do të ishin sinjale për europianët qe ju e keni seriozisht dhe dëshironi shumë të jeni brenda komunitetit europian, mendoj se kjo do të mirëpritej në Europë”.

Përgjegjësja e departamentit të Administrim Biznesit në fakultetin Ekonomik ne Luaras, dr. Aelita Mani shprehet se leksioni i profesorit amerikan i shërben studenteve për të reflektuar për sfidat e se nesërmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb