Ambasadori i Rusisë në Ankara Andrey Karlov, i cili humbi tragjikisht sot jetën pas një atentati në ekspozitë në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara, ushtronte detyrën në Turqi që nga viti 2013. Karlov kishte lindur në vitin 1954 në Moskë, ndërsa ishte diplomua në vitin 1976 nga Instituti Shtetëror i Moskës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa arsimin e lartë e mbaroi duke u diplomuar nga Akademia e Diplomacisë në vitin 1992.

Që nga viti 1976, Karlov ka punuar në fushën e diplomacisë. Ndërkohë, krahas Ministrisë së Jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe Federatës Ruse, Karlov ka punuar në përfaqësi të ndryshme jashtë shtetit, veçanërisht në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Korenë e Veriut në periudhën 1976-1981 dhe ‎1984-1990, ndërsa në periudhën 1992-1997 punoi në ambasadën ruse në Korenë e Jugut. Ndërkaq, në periudhën mes viteve 2001 dhe 2006 Karlov ushtroi detyrën e ambasadorit në Korenë e Jugut.

Po ashtu, mësohet se në periudhën mes viteve 2007-2013, Karlov punoi si Zv/drejtor dhe Drejtor i Përgjithshëm i Punëve të Konsullatës pranë Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Ambasadori Karlov, që nga korriku i vitit 2013 punoi si ambasador i Rusisë në Ankara. Ai ishte njohës i gjuhës koreane dhe angleze, i martuar, dhe baba i një fëmije
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: