Në përmbyllje të tubimit përpara Kryeministrisë, aktivisti Gent Progni ka marrë sërish fjalën për të ndarë me masën e njerëzve një informacion të minutës së fundit. Ai paralajmëroi qytetarët për një strategji të re që po përdor qeveria në prapaskenë për të shuar revoltën 30-ditore.

“Na erdhi një informacion i fundit. Ky kryeministër kriminel ka bërë takime dhe grupe pune për të shkuar te të gjithë qytetarët që dalin në protestë për t’u joshur me pagesa, bonuse qiraje, shtëpi. Mos i pranoni!” zbuloi Progni.

Aktivisti bëri thirrje për qëndresë dhe dinjitet, duke kërkuar nga protestuesit që të mos bien në grackën e premtimeve financiare apo materiale.

“Mos u gënjeni! Rama jepe dorëheqjen!” përfundoi ai mes thirrjeve të shumta të turmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb