SHBA-Administrata Obama mori në mbrojtje kushtet e marrëveshjes kornizë të arritur me Iranin për frenimin e programit të tij bërthamor. Ajo tha se marrëveshja do të përfshijë një monitorim të gjerë, më të gjerin që Shtetet e Bashkuara kanë negociuar ndonjëherë me ndonjë vend.

Zëvendës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet politike, Wendy Sherman, i tha një organizate hebraike të drejtësisë sociale se marrëveshja do t’i japë mbrojtje të re Izraelit, duke zgjatur kohën që do t’i duhej Teheranit për të prodhuar një armë bërthamore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar me forcë marrëveshjen bërthamore kornizë që Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera botërore kanë negociuar me Iranin, duke thënë se ajo nuk do ta ndalë Teheranin të prodhojë një armë bërthamore që do të kërcënonte ekzistencën e shtetit hebre. Negociatorët janë duke punuar për kompletimin e marrëveshjes deri në fund të qershorit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb