Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për ndërtimin/riparimin e dy objekteve arsimore, pjesë e Programit “EU4Schools”/ “BE për shkollat”.

Më konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, ku përfitojnë 631 nxënës, 38 mësues dhe 60,000 banorë të komunitetit; si dhe riparimin e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, ku përfitojnë 179 nxënës, 47 fëmijë, 17 mësues dhe 8,100 banorë të komunitetit.

Sipas PNUD Shqipëri, këto janë dy prej 15 objekteve, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi/riparimi në kontekstin e Programit “EU4Schools”, të cila po ndërtohen/riparohen bazuar në dy parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, duke siguruar standardin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit, fëmijët, mësuesit dhe mbarë komunitetet e prekura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fokus të Programit “EU4Schools” është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani, në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 39 objekte arsimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb