Faza në grupe e Ligës së Kampioneve fillon të martën në darkë me 8 ndeshjet e para në grupet A, B, C dhe D. Në fushë zbresin disa nga ekipet pretendente dhe që në ditën e parë do të ketë përballje shumë të forta mes ekipeve më emër.

Padyshim dueli që spikat është ai mes Barcelonës dhe Juventusit, por edhe sfida Roma-Atletiko Madrid nuk është më pak tërheqëse, duke llogaritur pretendimet që kanë të dy skuadrat dhe përbërjet e tyre. Në vijim, kalendari i plotë i ndeshjeve për të martën dhe të mërkurën.

Të martën

GRUPI A

Benfika-CSKA Moskë

Mançester Junajtid-Bazel

GRUPI B

Bajern Mynih-Anderleht

Sëlltik-PSG

GRUPI C

Çelsi-Karabak

Roma-Atletiko Madrid

GRUPI D

Barcelona-Juventus

Olimpiakos-Sporting Lisbonë

Të mërkurën

GRUPI E

Maribor-Spartak Moskë

Liverpul-Sevilja

GRUPI F

Fejenord-Mançester Siti

Shakhtar Donjeck-Napoli

GRUPI G

RB Lajpcig-Monako

Porto-Beshiktash

GRUPI H

Real Madrid-APOEL

Totenhem-Borusia Dortmund

(Panoramasport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb