Me Champions League të hipotekuar, Juve ka nisur të bëjë llogaritë për të ardhmen. “Zonja e Vjetër” dëshiron të rikthehet sa më shpejt në majë, ndërsa baza e projektit të ri është e mirë, e qëndrueshme. Nga Vlahovic, Chiesa, De Ligt e Locatelli, këto janë lojtarë që ofrojnë garanci, nga këta të katërt vetëm De Ligt shqetëson, pasi holandezi në më shumë se një herë nuk është shfaqur siguri për të ardhmen.

Spezia Calcio V Fc Juventus Serie A Matthijs De Ligt Of Fc Juventus Celebrates After Scoring Third Goal During The Ser
Spezia Calcio V Fc Juventus Serie A Matthijs De Ligt Of Fc Juventus Celebrates After Scoring Third Goal During The Ser

Me vdekjen e Raiolës situata mund të ndryshojë, por në verë palët do të ulën për të diskutuar rinovimin e kontratës. Allegri do të kërkojë nga stafi drejtues edhe një mesfushor me cilësi, emrat mbetet të njëjtë: Pogba dhe Milinkovic-Savic.

Sergejmilinkovicsavic
Sergejmilinkovicsavic

I pari duket më shumë si një ëndërr e ndaluar pasi paga e tij është një pengesë e madhe, për këtë arsye emri i mesfushorit serb rikthehet edhe një herë në prioritet. Milinkovic-Savic pëlqehet shumë nga Allegri por të negociosh me Lotito nuk është e lehtë. Juve ka në dispozicion 50-60 milionë euro për këtë blerje por presidenti i Lazios kërkon 70 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb