Brenda 24 orësh e ardhmja e stolit të Inter mori një rrjedhë që shumë pak veta e prisnin. Në mënyrë befasuese Bepe Marotta i prishi planet Lazios duke i rrëmbyer Igli Tares dhe Lotitos shërbimet e Simone Inzaghi. Dyshja drejtuese e Lazios priste trajnerin të firmoste rinovimin e kontratës por në fund, Inzaghi zgjodhi Inter. Në pritje të firmës zyrtare, Inter dhe Inzaghi kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Gjithçka nis nga skema 3-5-2 që aplikonte edhe Conte, por sigurisht emrat që do ta interpretojnë këtë skemë mund të ndryshojnë, kjo në varësi të preferencave të Inzaghi dhe merkato që do të zhvillojnë zikaltërit. Ashtu siç dihet, Inter nuk pritet të zhvillojnë një merkato me emra të mëdhenj, kjo ishte një nga arsyet pse Conte vendosi të largohej.

Martinez
Martinez

Pikësëpari do të lëvizet në merkaton në dalje, dy janë emrat që mund të sakrifikohen janë Hakimi dhe Lautaro Martinez. Marokeni kërkohet nga PSG dhe Bayern Munich ndërsa për Martinez në skenë ka dalë Atletico Madrid, fituesit e freskët të La Liga. Ideja është që Inter të përfitojë afro 100 milion euro nga merkato në dalje për të lëvizur më pas në hyrje, por as kjo shumë nuk është e gjitha në përdorim pasi duhet të jenë korrekt me rregullat e fair play financiare. Për momentin Inzaghi ka vetëm një dëshirë, Luis Alberto, beniamini i tij dhe një xholi që trajneri e dëshiron në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb