Situata tek Manchester United ndoshta nuk është ajo që pritej të jetë, por kjo nuk ndikon aspak në politikat e klubit. “Djajtë e kuq” edhe pse ndodhen 13 pikë larg Chelseas janë të gatshëm t’i ofrojnë Joze Moourinhos rinovimin e kontratës deri në 2025-ën.

E përkthyer ndryshe do të thotë se, pak rëndësi ka nëse Manchester United nuk po shkëlqen. Jose Mourinho dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” besojnë se projekti i tyre, për ta ringritur skuadrën në nivelet më të larta të futbollit europian shumë shpejt do ti japë frytet e ti.

Dëshira e klubit anglez është ta kthejnë teknikun e tyre në pasuesin e Alex Ferguson i cili qëndroi për 27 vite në krye të stolit. Portugezi sipas tyre është njeriu i duhur dhe për ti ardhur në ndihmë në mënyrë që United të rikthehet në lavdinë e dikurshme, padyshim që do të ndërhyet dhe në merkato.

Nuk dihet ende se cila është dëshira e teknikut portugez pasi jemi mësuar nga ai që mos të qëndrojë shumë gjatë në drejtimin e një klubi. Ai deri më tani ka drejtuar dy herë Chelsean, Real Madrid, Inter dhe Porto.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb