Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Patozi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se se kaq gëzim sa kishin sot këta prokurorë para se të betohen te Presidenti, nuk ka pasur as në kohën e Enver Hoxhës, kur merrej dita e rrogës.

  • foto galeri

Postimi i Astrit Patozit:

URIM I VONUAR PËR SPAK-un

Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave.

A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti.

Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb