Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Njësia e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me autoritetet austriake ka çuar në goditjen e 3 call center-ave të dyshuar për mashtrime financiare në kryeqytet.
Një prej Call Center-ve mësohet se ndodhej në rrugën e Kavajës, ndërsa tjetri te Kopshti Zoologjik.
Gazetarja Klodiana Lala raporton pë BW se nga ky operacion ka të arrestuar. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar shuma të mëdha parash.
Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet e huaja, përfshirë ato austriake, pasi dyshohet se viktimat e skemës janë shtetas jashtë Shqipërisë.
Autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të plota mbi numrin e saktë të të arrestuarve apo rolin e secilit prej tyre në aktivitetin e dyshuar.
