TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve spanjolle ku kërkon nga autoritetet e atjeshme informacione dhe të dhëna mbi hyrje-daljet e Majorit të Forcave Ajrore shqiptare Sokol Feka. Gjithashtu Prokuroria kërkon edhe informacione për lëvizjet e dy ushtarakëve të tjerë të ndaluar, Kapiten Vladimir Ademi dhe majorit Hamit Koxhaj, të cilët kanë udhëtuar me Fekën drejt Spanjës dhe që dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ademi dhe Koxhaj u ndaluan nga Policia Ushtarake si të implikuar në trafik, por janë lënë të lirë tre ditë më parë nga Prokuroria, e cila është duke vijuar hetimin ndaj tyre.

Por përveçse për emrat e bërë publikë tashmë, Prokuroria shqiptare ka kërkuar edhe informacione mbi të dyshuar të tjerë që janë përfshirë në këtë trafik droge.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb