Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” krenohet me rrugëtimin prej tre dekadash.

Kryetari i saj, profesor Ago Nezha promovoi mes miqve dhe dashamirësve në ambientet e “Fundjavë Ndryshe”, librin e tij ku tregon përmes refleksionesh rolin madhor qe ka luajtur “Labërisë” gjatë këtyre 30 viteve ku ka mbajtur lartë atdhetarinë, frymën e unitetit kombëtar si dhe ka punuar për ruajtjen dhe pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë”

Shoqata “Laberia” qene gjithmonë e ndjeshme ndaj çdo fenomeni denigrues e shkatërrues të vlerave të kulturës dhe identitetit kombëtar. Kryetari Nezha mban qëndrim kritik sa i takon fenomenit të asimilimit të gjuhës shqipe apo vendosjes së emrave të huaj

“Sot Labëria ka aktivitet të dendur nga pikëpamja atdhetare, po na asimilohet gjuha, ka edhe tendencë këtu të ndryshojnë emrat”, tha Nezha.

Njëkohësisht, autori Nezha promovoi edhe librin me poezi “Hënë e verbuar”

“Hëna e verbuar është metaforë, këto që ndodhin nuk jemi aty ku duhet të ishim. Hëna do të çeli rrugën me ndriçimin e saj”, tha Nezha.
Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, e vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” tregon vëmendje duke zhvilluar aktivitete patriotiko-kulturore degët e saj në rrethe si dhe ne mbare hapësirën shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: