Në fshehtësi e në kundërshtim me ligjin, por me bekimin edhe të policisë së shtetit, punonjës të përmbarimit kanë vijuar prishjen e godinës së një biznesi në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Historia e përplasjes për pronën në ish-Bllok vijon prej një muaji. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë tenton prishjen e objektit në kundërshtim me ligjin.

Fadromat e IMT kanë mbërritur në zonën e ish-Bllokut për prishjen e objektit kundër vendimit të gjykatës.

Forca të policisë së shtetit janë në mbështetje të IMT-së në këtë aksion.

Pronari i këtij biznesi thotë se ka një kontratë qeraje më shtetin, për të shfrytëzuar tokën për 20 vite, dhe nëse në krye të 20 viteve kjo kontratë nuk rinovohet, atij i kthehet vlera monetare për investimin e kryer, por nëse gjyqi vendos për lirim trualli këtë detyrim që shteti i ka investitoreve i kalon ish-pronareve të tokës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: