Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për manipulim të opinionit publik lidhur me çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka demaskuar pretendimet e qeverisë për ulje të çmimit, duke theksuar se faktet tregojnë të kundërtën.

“Sipas të dhënave, çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri ka pësuar një rritje dhe jo një ulje, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria. Në vitin 2013, çmimi ishte 7.4 lek/kWh, ndërsa sot është 8.5 lek/kWh. Si mund të quhet kjo një ulje?” – shkruan Tabaku.

Ajo theksoi gjithashtu se ndërsa 22 vende të tjera kanë ulur çmimet e energjisë për qytetarët e tyre, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë gjithnjë e më shumë për një sistem që nuk i shërben interesit publik.

“Kjo qeveri po manipuon me propagandën, jo me realitetin e çmimeve. Shqiptarët janë viktima të një sistemi të padrejtë dhe të një qeverisjeje që i shërben vetëm interesave të oligarkëve,” – theksoi deputetja demokrate.

Tabaku i bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e propagandës qeveritare dhe të kërkojnë llogaridhënie për situatën e rënduar ekonomike në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb