Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti e cilëson mungesë vullneti nga qeveria Rama zbatimin e planit me 5 pika të propozuar sot nga kryedemokrati Lulzim Bahsa.

Ai tha sot në “Real Story” në News 24 se është për të ardhur keq, që kryeministri Rama në vend që ta marrë parasysh zgjodhi të ironizojë, drejtuesin e PD-së.

Dorian Teliti: Në pikën 3 dhe 5 të planit që prezantuma ne thamë që asnjë shqiptar nga ata që kanë humbur vendin e punës të mos lihen pas dore. 50 mijë persona që kanë humbur vendin e punës për 6 muaj të marrin nga 160 mijë lekë të vjetra. Kemi thënë se nëse ky person punësohet s’do marrë më 160 mijë por biznesi do marrë 200 mijë lekë për 6 muaj.

Doli edhe kryeministri Rama para ca ditësh dhe propozoi paketat e punësimit, nëse e merr në punë një person për 4 muaj thotë ai, shteti të jep dy paga mujore dhe sigurimet shoqërore. Nëse më merr mua në punë për 8 muaj qeveria të jep 4 paga.
Ne kemi propozuar merr 200 mijë lejë të vjetra cdo punëmarrës dhe merr një punëtor.

Shpëtim Nazarko: Asnjëra prej tyre nuk vlen…

Dorian Teliti: Nuk do ti të hajë ai familjari bukë e djathë?

Shpëtim Nazarko: Pse diversant më gjen ti mua, budalla, të tërë duan…

Dorian Teliti: A ka vullnet politik për tu realizuar një gjë e tillë? Kryeministri aktual nuk e ka vullnetin politik. Ne kemi prezantuar një politikë që ndihmon me dhjetëra, qindra mijëra qytetarë. Të blejnë mo një maskë dhe dezifektant…çfarë do bëjnë pensionistët e shkretë. S’po i themi të rrisë pension por t’i japim 20 mijë lekë që të blejnë alkool, e maska…

Shpëtim Nazarko: Po ju paskeni qenë gjeni, mo na shpëtuat nga pandemia

Dorian Teliti: Më hodhe dorashkën për shifrat, tu përgjigja…Ne sot duam të mbështesim konsumin se ekspertët më të mirë vendas e të huaj mendojnë se ajo që është prekur më shumë se prodhimi është konsumi. E tha edhe FMN në raportin e saj, që sugjerohet që të mbështetet si prodhimi dhe konsumi. Paketa jonë i mbështet të dyja. Më të prekurit nga kjo pandemi janë pensionistët ne themi t’ju japim 20 mijë lekë në muaj, themi dyfishimin e ndihmës ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. Ça ka këtu Rama për të bërë ironi?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb