Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka bërë një propozim të papritur sot në Komisionin e Ekonomisë, teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.

Teksa mori fjalën, Braçe i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale. 

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.

Por deputeti socialist nuk u ndal këtu. 

“A ka mundësi që paketën higjeno sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Europë që ta paguajë qeveria njëherë në muaj, por minimumi kërkoj që të përjashtohet nga TVSH”. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: