Të ftuar në emisionin “Open” në News24, deputeti demokrat Gazment Bardhi, analistët Anton Abilekaj, Redi Shehu dhe Arjon Sulo, kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe situatën brenda Partisë Demorkatike.

Deputeti Bardhi nguli këmbë që të vetmit brenda PD-së që kanë legjitimitetin të propozojë në lidhje me presidentin, është grupi parlamentar. Ai shtoi se janë duke u bërë përpjekje që deputetët të bëjnë propozimet në grup dhe më tej të jetë grupi ai që vendos nëse ky propozim do të mbështetet ose jo.

Ndërkohë, Arjon Sulo u shpreh se për mendimin e tij, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj janë duke përdorur, dhe për mendimin e tij keq, regjistrimin në shtator.

Nga ana tjetër, Redi Shehu e pa shpëtimin e “fytyrës” së opozitës, vetëm në “bllokadën” që opozita mund t’i bëjë Ramës që presidenti të mos bëhet zgjatim i pushtetit të këtij të fundit.

Pjesë nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Askush veç grupit parlamentar të PD nuk ka tagër për një hap të tillë. Po bëhen përpjekje që çdo deputet i grupit parlamentar të vijë të paraqesë mendimin për presidentin e ri.

Arjon Sulo: 14 deputetë duan ti mbivendosen pjesës tjetër të gr parlamentar. ne kemi bvetëm nje diiferencë, kush do të jetë grupi që do të negociojë, këtë e vendos grupi parlamentar. Nëse 14 deputetë imponohen, mua nuk më imponohet dot asnjë Rithemelim.

Gazment Bardhi: Qendrimi ynë nuk është i njejtë me atë të Ramës, se me kë negocion ai është punë e tij.
Ne kemi në dorë që çdo koleg ti themi ulemi dhe diskutojmë në grupin Parlamentar.
Nëse zgjidhja që ofrohet është që 14 deputetë ‘i imponohen pjesës tjetër. kjo nuk është zgjidhje. As 22 nuk imponohen. Ne nuk i imponohemi askujt.

Anton Abilekaj: Marrim të mirëqenë se jeni grupi më i madh brenda PD, por pjesën më të madhe të PD e ka Berisha. Ju keni përfaqësinë, ato bazën. Si do veproni, do vendosni ju edhe pse nuk keni bazën?
Berisha ju njohu ju dhe ju nuk e njohët. Berisha ishte imponues dhe tha do bashkohemi me grupin parlamentar, ju nuk e njohët Berishën dhe nuk e ftuat as në mbledhje, ku ai erdhi me dhunë. Puna e partisë që ai ka shumicën pavarësisht gjykatës, nuk mund të quhet shumica veç dhe pjesa tjetër veç. Rama ju ka bërë një dhuratë. Ju ka thënë do diskutojmë për presidentin dhe do tju eleminoj Berishën dhe ju shkoni me vrap.

Arjon Sulo: Ju e keni lenë opozitën në dorë të tekave të Ramës. Ju duhet ti bëni rixha Ramës që është aq autokrat dhe nuk jau lë ju presidentin dhe e ka vetëm për lojë. Nga një anë e quani Ramën autokratin e Ballkanit dhe nga ana tjetër mendoni që do tju japë presidentin. Rama nuk jau jep dhe ju e dini shumë mirë.

Gazment Bardhi: Rama ka hedhur një blof. Ne po tentojmë që të testojmë nëse ky është blof. Sepse nuk mund të ankohesh nesër që Rama kapi presidentin pa i ofruar mundësitë.

Arjon Sulo: Ju duhet të bashkoheni duke qenë shumica me votë. Grupi nuk e ka shumicën. Ata kanë 15 deputetë dhe Kuvendin.

Gazment Bardhi: Nuk i nënshtrohem çfarë vendos Rithemelimi, sepse nuk e njoh. Mund të bëj një propozim dhe nëse grupii vendos unë i nënshtrohem. Berisha thotë që nuk më intereson çfarë vendos grupi, vendosin deputetët që mendojnë si unë.

Redi Shehu: PD është në situatë absurdi ndaj mund të pretendojmë se ka mundësitë për të negociuar për presidentin. Në këtë situatë nuk mund të shkohet në negociatat me kryeministrit se është e dështuar që në fillim. Për mua Berisha është i pari fajtor që nxitoi të përçajë partinë.

Dy grupet opozitare kryesore ndahen në çështje themelore brenda partisë së tyre. Ndaj është konceptuale dhe e thellë sa nuk mund të mendohet dot të kenë një front të përbashkët. Opozita duhet të bënte një betejë mbi natyrën e presidentit meqë nuk ka mekanizmat për të bllokuar procesin. Meqë nuk i ka mekanizmat duhet të bëjë debat moral politik mbi natyrën e presidentit. Në debatin publik opozitar ka ngelur vetëm një debat mbi moralitetin.

Arjon Sulo: Pse mos themi që në vend të debatit moral, Bardhi, Alibeaj e Berisha të qartësonin profilin dhe kush ka legjitimitetin e opozitës. Mendoj se Bardhi dhe Alibeaj po e përdorin dhe shumë keq regjistrimin e grupit parlamentar në shtator në Kuvend.

Redi Shehu: Nuk është fjala për seminare, por janë mekanizma ligjorë që mund të përdoren me zgjuarsi për të vendosur mazhorancën në pozitë, për të thënë që kështu siç jemi po mbajmë barrën tonë që ti të mos e kthesh presidentin në një zgjatim të pushtetit tënd. Kjo do të shpëtonte fytyrën e opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb