Sumuesi Myrto Uzuni ashtu si në Europë dhe në Hungari me klubin e tij Ferencvarosh ka treguar dhe një formë të shkëlqyer me kombëtaren shqiptare.

Uzuni asistoi në golin e parë si dhe shënoi golin e dytë dhe të fitores për Shqipërinë në sfidën ndaj Kosovës.

Ai thotë se goli i kishte munguar teksa pranon se sot ka harxhuar shumë energji, por ai shprehet se është gjithmonë gati për kombëtaren.

“Më kishte munguar goli. Mendoj se dhashë më të mirën në krahun e majtë, pavarësisht se nuk jam akoma në 100% të formës. Nuk di të them nëse do të jem titular në ndeshjen e radhës, këtë e vendos trajneri. Por mund të them se jam gjithmonë gati. Sot kam harxhuar shumë energji, por besoj se koha është e mjaftueshme për tu rikuperuar deri në ndeshjen e radhës”.- tha Uzuni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb