Protagonistja bukuroshe e “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson, pozon topless për revistën ‘Another’.
Protagonistja e ndrojtur e‘Pesëdhjetë Hijet e Grey’ ka pranuar se ajo zhveshur për revistën e modës ‘Another’ duke shfaqur hiret e saj dhe sharmin e mrekullueshëm.

25-vjeçarja duket gati lakuriq teksa pozon me krahët e e mbledhur rreth trupit me ngjyrat bardh e zi dhe me ngjyra të plota. E bija e Melanie Griffith dhe Don Johnson duket duket si një bukuri natyrore pa make-up dhe me flokët e lagura.

Ylli i Hollivudit, Dakota Johnson, ka zbuluar se ajo vuan nga sulmet e panikut dhe shpesh e frikësuar nga vetëdyshimi gjatë audicioneve. Ajo u shfaq në publik së bashku me Johnny Depp. Nuk dihet nëse mes tyre ka filluar të lind diçka sentimentale.

Ndërsa vetë aktorja e këndshme ka treguar për një pjesë të jetës së saj që pak kush e di. Dakota ka rrëfyer për mënyrën se si ajo ende vuan nga sulmet e panikut gjatë audicioneve. “Ndonjëherë më kap paniku deri në pikën ku unë nuk e di, se çfarë unë jam duke menduar apo bërë. Unë kam një sulm të plotë ankth, ” pranoi ajo.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: